Vendosni fjalën kyçe....

“Do të thotë i vdekur” – Facebook tallet në rrjet për emrin e ri “Meta” nga folësit hebraikë


Njoftimi i Facebook-ut për ndryshimin e emrit në Meta ka shkaktuar mjaft bujë në Izrael ku kjo fjalë tingëllon si fjala hebraike për “i vdekur”.

Siç shkruan BBC, një numër njerëzish kanë hyrë në Twitter për të ndarë opinionin e tyre për emrin e ri duke përdorur hashtagun #FacebookDead, apo #Facebookivdekur

Në këtë u përfshinë edhe vullnetarët e shpëtimit emergjent Zaka, duke u thanë ndjekësve të tyre në Twitter: “Mos u shqetësoni, po merremi”.

Një tjetër përdorues i Twitter-it tha: “Faleminderit që u dhatë të gjithë folësve hebraikë një arsye të mirë për të qeshur”.

Facebook nuk është e vetmja kompani që tallet në rrjet për përkthimet e markës së saj. Rasti më i komentuar është ai i rrjetit të ushqimit të shpejtë KFC, kur KFC mbërriti në Kinë gjatë viteve ’80. Asokohe motoja e KFC-së për të lëpirë gishtat nuk u pëlqeu shumë vendasve, pasi përkthehej në “ha gishtat”. Por kjo nuk e dëmtoi shumë kompaninë, pasi KFC është një nga zinxhirët më të mëdhenj të ushqimit të shpejtë në vend.