Një gjerman po gjykohet për vrasje dhe për tredhje të organeve gjenitale të disa burrave të tjerë gjatë procedurave të paligjshme mjekësore në shtëpinë e tij, duke këmbëngulur se operacionet ishin vullnetare dhe duke mohuar fajin për vdekjen e një ‘pacienti.
Elektricisti 66-vjeçar, i cili nuk është identifikuar publikisht, i tha një gjykate të Mynihut të enjten se ai i kreu operacionet me kërkesën e burrave, raportoi Associated Press. Burri pranoi se trodhi ose hoqi pjesërisht organet gjenitale të tetë burrave midis viteve 2018 dhe 2020, por tha se nuk mbante asnjë përgjegjësi për vdekjen e një individi, i cili vdiq disa ditë pas një prej operacioneve të tij amatore.
I pandehuri pretendon se fillimisht ai filloi të ofronte shërbime seksuale përmes faqes së internetit të BDSM për të fituar para dhe për të shlyer borxhet dhe se operacionet e çuditshme erdhën nga ato ‘shërbime’. Ai i kreu operacionet në tryezën e tij të kuzhinës në shtëpinë e tij në qytetin Markt Schëaben. Burri iu tha pacientëve se ai ishte një profesionist legjitim mjekësor, sipas DPA-së, një televizion gjerman i lajmeve
Eshtrat e burrit që vdiq pas një prej procedurave u zbuluan në një ‘kuti’ nga policia rreth tre javë pas vdekjes së tij, raportoi AP, megjithëse media nuk specifikoi se ku u gjet kutia.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani