Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin


Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi.

Kujtojmë se ish-drejtori i RTSH-së u arrestua më 8 tetor, pas akuzave ndaj tij dhe tre ish-vartësve të tij për abuzim me tenderat.

Pas arrestimit, Gjykata e Posaçme e la në burg më 11 tetor ashtu si tre ish-vartësit e tij, anëtarë të komisionit të ofertave Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci.

Për ish-vartësit e Gëllçit, Apeli i Posaçëm caktoi gjithashtu masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Tenderi është zhvilluar në vitin 2018, u bë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86 milionë lekë. Ata akuzohen se kanë favorizuar dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë, duke bërë shpalljen e procedurës së tenderit, përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e kanalit TVSH AGRO.