Vendosni fjalën kyçe....

Helidon Bushati: Pas 8 vitesh e zbuloi Rama krizën e ujësjellësve, sistemi pjellë e Rilindjes për të blerë vota


Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama të një dite më parë, lidhur me problematikat e ujësjellësve në vendin tonë.

Bushati kujton ngjarjen në Krujë ku u helmuan qindra banorë, që sipas tij nxori në pah punët elektorale, pa cilësi dhe të dëmshme të Rilindjes.

“Pas 8 viteve në pushtet, Rama ka mësuar se gjendja e Ujësjellësve është e rëndë.
Më parë deklaronte se ka bërë më shumë se gjithë qeveritë të marra bashkë, por sot po i rezulton dështim.
Ngjarja në Krujë ku u helmuan qindra banorë, nxori në pah punët elektorale, pa cilësi dhe të dëmshme të rilindjes.
Prej 30 muajsh ai ka nën kontroll edhe çdo bashki tashmë, me kryetarë të emëruar prej tij.
I kujt është faji? Kush mban përgjegjësi?

Ish-drejtuesit e fundit te Ujësjellësve ti i ke promovuar, i ke bërë deputetë e zyrtarë akoma më të lartë. E vërteta është se ky sistem është sot në këtë pikë, sepse i ngjan kryekeput dhe është pjellë e rilindjes, e qeverisjes për përfitime, për interesa, e për vota.”– shkruan Bushati.