Media shtetërore e Sirisë thotë se ka aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore pasi është sulmuar me raketa nga Izraeli.
Izraeli thuhet se shënjestroi një numër lokacionesh përreth Damaskut në një sulm të rrallë gjatë ditës të shtunë.
Faqja shtetërore e lajmeve SANA tha se sulmet u kryen duke përdorur raketa të lëshuara nga veriu i Izraelit dhe se shpërthimet u dëgjuan në fshatrat përreth kryeqytetit sirian.
SANA tha se dy ushtarë sirianë u plagosën dhe kishte “dëme materiale” pasi sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit u aktivizuan kundër “objektivave armiqësore nga drejtimi i tokave të pushtuara”, një referencë e dukshme për Izraelin. Faqja e lajmeve pretendoi se raketat izraelite ishin “zmbrapsur“.
Photos reportedly of the rare daytime Israeli airstrikes near Damascus. pic.twitter.com/0lNoHCePF8
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) October 30, 2021
Edhe pse nuk janë të padëgjuara, sulmet gjatë ditës ndaj objektivave siriane janë relativisht të rralla. Nuk pati asnjë koment nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, në përputhje me politikën e saj të pranimit publik vetëm të sulmeve që janë në përgjigje të sulmeve nga Siria.
Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore brenda Sirisë gjatë luftës civile të vendit, duke synuar ato që thotë se janë dërgesa të dyshuara armësh që besohet të jenë të destinuara për grupin terrorist Hezbollah të Libanit të mbështetur nga Irani, i cili po lufton përkrah forcave qeveritare siriane.