Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Tangoja teatrale PS-PD në parlament po rrit borxhin publik


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, nuk i ka komentuar zhvillimet e fundit në selinë blu, ndërsa e ka quajtur tango PS-PD marrëdhënien mes partive në parlamrent.

Ajo e bëri deklaratën gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

“Nuk dua të komentoj gjëra që kanë të bëjnë me punët e brendshme të PD-së. Mjafton të shikojmë çfarë po ndodh në parlament, ku tangoja teatrale opozitë -mazhorancë thjesht po e rrit borxhin. Sot jeta e politikës nuk artikulon për gjëra që kanë të bëjmë me jetën e popullit shqiptar.” – tha ajo.

Kryemadhi shtoi më tej se LSI nuk ka pasur rrudhje të rezultatit por ka pasur tjetërsim rezultati për shkak të sistemit zgjedhor që sipas saj është bërë për shkak të ndryshimit të njëanshëm të Kushtetuës nga ana e PS-së para zgjedhjeve.

“Nuk ka rrudhje të rezultatit, por ka një tjetërsim të sistemit zgjedhur. Ka një thyerje që është bërë nga e gjithë opozita në bashkëpunim me ambasadën amerikane nënshkruan një marrëveshje për të shkuar drejt një procesi të ndershëm zgjedhor, por pavarësisht kësaj klasa politike u sulmua për mungesë të pavarësisë. Në mënyrë të njëanshme PS ndryshoi kushtetutën dhe kjo solli ndryshim të rezultatit.” – shtoi Kryemadhi.