Vendosni fjalën kyçe....

Microsoft shfronëson Apple si kompania më e vlefshme në botë


Apple ka humbur kurorën si kompania publike më e vlefshme e globit duke ia lënë stafetën Microsoft këtë javë, pasi aksionet e gjigantit prodhues të iPhone ranë me 2%.

Aksionet e Apple ranë 1.8% të premten, duke i dhënë fund kryesimit. Kapitalizimi i tregut i kompanisë ra në 2.48 trilionë dollarë. Aksionet e Microsoft, megjithatë, treguan fitime 2.2%, duke arritur një nivel rekord prej 331.62 dollarë për aksion, gjë që e shtyu kapitalizimin e saj të tregut në afërsisht 2.49 trilionë dollarë.

Pavarësisht publikimit të fitimeve relativisht të forta për tremujorin e katërt fiskal 2021 këtë javë, shitjet e Apple ranë rreth 6 miliardë dollarë në periudhën e raportimit mes problemeve të vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit.

Kompania tha se mori të ardhura prej 83.4 miliardë dollarësh, një rritje prej 29% nga viti në vit, por ky numër fitimesh ishte nën pritjet e Wall Street prej 84.85 miliardë dollarësh, gjë që çoi në rënien e çmimeve të aksioneve.

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Tim Cook tha për CNBC se ndikimi nga kufizimet e zinxhirit të furnizimit mund të vazhdojë të dëmtojë Apple gjatë shitjeve të ardhshme të festave.