Mijëra italianë janë mbledhur në qendër të Milanos për të protestuar kundër pasaportës së vaksinimit, e njohur ndryshe si ‘Green Pass’ të vendosur nga qeveria.
Protestat në qytetet kryesore italiane janë zhvilluar prej javësh që kur qeveria vendosi vaksinimin e detyrueshëm dhe pasaportat e vaksinimit për punonjësit në të gjithë sektorët.
Protesta të ngjashme ditët e fundit janë zhvilluar në Romë, Trieste, Xhenova, etj.