Vendosni fjalën kyçe....

Nis Samiti G20, kërkohen më shumë vaksina për njerëzit e luftë ndaj ndryshimeve klimatike


Ka nisur sot në Romë Samiti i G20 ku marrin pjesë liderët e vendeve më të zhvilluara.

Që në çelje të tij ata u përqendruan te pandemia Covid-19 e ndryshimet klimatike, të cilat do jenë dy temat kryesore që do diskutohen.

Ata bënë thirrje për më shumë vaksina për vendet e varfra lidhur me pandeminë si dhe për një luftë të qartë kundër ndryshimeve klimatike përmes programesh të veçanta nga qeveritë e tyre e më pas edhe ato të vendeve të tjera.