Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Topit: Po u kthye Berisha kriza thellohet, në zgjedhje PD rrezikon të përgjysmohet


Sipas ish-presidentit Topi, nëse Berisha do rikthehet në krye të PD-së, atëherë kriza do thellohet edhe më shumë.

Ai tha se përplasja mes Bashës e Berishës në selinë blu dëmton partinë duke i përgjysmuar votat e sa në rast se do shkohet në zgjedhje elektorale, vendase ose të përgjithshme.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në News24, Topi u bëri thirrje të dyve që të mendojnë përtej vetes së tyre duke i bërë përgjegjës të dy për atë që ka ndodhur.

“Nga pikëpamja e një procesi simpatie, ai mund të marrë vota të nevojshme për tu deklaruar kryetar i PD-së. Edhe po të hyjmë në një garë elektorale atëherë PD në versionin më të mirë të mundshme përgjysmohet. Por nëse nëse Berisha shpallet kryetar defacto, unë them se kriza  do të thellohet. Varianti tjetër është që Basha sanksionohet edhe njëherë si kryetar i PD-së. Do duhet të mendojnë sadopak përtej vetës së tyre dhe për skenarët që do ti vijnë PD-së. E ardhmja e PD-së ndonëse demokratëve i vjen keq, nuk është më në shërbim apo si një mundësi që e djathta të kthehet në pushtet , kjo është shumë e rëndë. Këta të dy së bashku e kanë drejtuar PD dhe e kanë zvogëluar. Historia është e freskët, kanë lidhur aleanca formale dhe kjo e ka lënë opozitën në kuota mjerane. Unë sot kam shqetësimin e një njeriu që është projektuar tek e djathta.” – tha Topi.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani