Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë gjahu 60-vjeçar në Koplik, ngjarja dyshohet aksidentale


Një 60-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Koplik.

Sipas policisë, personi me iniciale N.B., është lënduar me armë gjahu në oborrin e shtëpisë së tij në lagjen Mehaj të qytetit.

Dyshohet se ai është plagosur në mënyrë aksidentale ndërsa armën e gjahut e kishte me leje.

Njoftimi

“Shtetasi N.B., 60 vjeç, banues në lagjen Mehaj të qytetit Koplik, ka shkuar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi dyshohet se aksidentalisht  në oborrin e banesës është vetëplagosur me armë gjahu në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Sipas policisë nga veprimet paraprake hetimore rezultoi se 60 vjeçari e kishte me leje armën e gjahut.”