Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Sarandë, ku një 63-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar, ku 63-vjeçari me inicialet H.I ka rënë nga kati i 15-të në katin e 14-të të pallatit ku punonte si roje. Fatkeqësisht ky rrëzim ka rezultuar fatal për 63-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë.
“Më datë 30.10.2021, rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.”– thuhet në njoftimin e Policisë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.