Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Astirit në Tiranë, ku një grua është gjetur e asfiksuar në banesë.
Incidenti ka ndodhur në rrugën “Loni Ligori”, ku një 69-vjeçare e identifikuar si Lumturi Zaimi ka ndërruar jetë nga asfiksia, pasi teksa dysheku që përdorte për t’u ngrohur ka marrë flakë gjatë natës.
“Në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë. Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Policia dhe zjarrfikësja janë njoftuar nga e bija. Sipas “Report TV”, paraprakisht dyshohet se gruaja mund të ketë pasur ndonjë dyshek elektrik me të cilin ngrohej natën.