Vendosni fjalën kyçe....

Balla publikon të dhënat për seancën e fundit plenare: Opozita dy herë më shumë hapësirë se sa maxhoranca


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” disa të dhëna nga aktiviteti i Kuvendit, konkretisht për seancën e fundit plenare të mbajtur më 28 Tetor.

Sipas këtyre të dhënave, rezulton se opozita ka marrë më shumë kohë në dispozicion se sa maxhoranca, madje pothuajse dyfishin e hapësirës në dispozicion.

“KUVENDIiSHQIPËRISË🇦🇱 #transparencajavore.”– shkruan Balla ndërsa publikon të dhënat.