Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, ka dhënë dorëheqjen nga posti.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, ka dhënë dorëheqjen nga posti. Ai është dorëhequr njëkohësisht edhe i lider i partisë LSDM, që drejtoi vendin këto vitet e fundit.
Largimi i Zaevit vjen pas humbjes në zgjedhjet vendore. Zaev ka deklaruar se është krenar për anëtarësimin e vendit në NATO dhe për ecurinë në proceset integruese.
Partia opozitare, VMRO-DPMNE ka shpallur fitoren pas daljes së rezultateve paraprake. Kreu i saj Mickovcki në daljen e parë për shtyp ka falënderuar opozitën shqiptare si dhe të gjithë qytetarët që kanë dalë të votojnë.
Mickovski tha gjithashtu se zgjedhjet parlamentare janë shumë pranë.