Vendosni fjalën kyçe....

FDA autorizon vaksinën e “Pfizer”-it kundër Covid-19 për fëmijët e moshave 5-11 vjeç


Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi të premten vaksinën e Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 për fëmijët nga mosha pesë deri në 11 vjeç.

Kjo vjen vetëm tre ditë pasi komiteti këshillues i agjencisë rekomandoi që përdorimi urgjent i vaksinës të zgjerohet edhe tek fëmijët e vegjël.

Rreth 28 milionë fëmijë amerikanë do të kenë të drejtë të marrin vaksinën me dy doza, e cila është një e treta e dozës që u jepet njerëzve të moshës 12 vjeç e lart dhe administrohet me 21 ditë largësi.

Hapi i fundit do të jetë një rekomandim nga paneli këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) javën e ardhshme, që do të thotë se fëmijët e parë mund të vaksinohen duke filluar nga e mërkura.

Prindërit janë të dyzuar kur bëhet fjalë për për vaksinimin e fëmijëve, sepse fëmijët rrallë sëmuren rëndë dhe përbëjnë më pak se 0.1 për qind të të gjitha vdekjeve nga Covid-19 në SHBA.

Vendimi vjen pasi Pfizer publikoi detaje të një studimi në internet javën e kaluar që tregonte se vaksina e saj COVID-19 është rreth 91 për qind efektive kundër infeksionit te fëmijët e moshës së shkollës fillore.

Për studimin, Pfizer rekrutoi 2,268 fëmijë nga mosha pesë deri në 11 vjeç. Rreth gjysmës së fëmijëve iu dhanë dy doza me një distancë prej 21 ditë dhe gjysmës tjetër iu dhanë placebo (hapje qetësuese).

Ekipi më pas testoi sigurinë, tolerancën dhe përgjigjen imune të krijuar nga vaksina duke matur nivelet e antitrupave tek subjektet e reja.

Pfizer tha se kishte zgjedhur doza më të ulëta për testimet e vaksinave kundër COVID-19 tek fëmijët sesa u jepen adoleshentëve dhe të rriturve.

Ata të moshës 12 vjeç e lart marrin dy doza 30 mikrogramë (μg) të vaksinës. Megjithatë, fëmijëve nga mosha pesë deri në 11 vjeç iu dhanë doza 10 μg – një e treta e madhësisë së dhënë për adoleshentët dhe të rriturit.

Gjashtëmbëdhjetë fëmijë që morën placebo u kontraktuan me COVID-19 krahasuar me tre në grupin e vaksinuar, për të cilin Pfizer tha se barazohet me 90.7 përqind efikasitet.