Sergio Aguero është dërguar në spital për analiza pasi ndjeu një “shqetësim në gjoks” në fushën e blertë kur Barcelona barazoi kundër Alaves në ndeshjen e tyre të parë që nga shkarkimi i Ronald Koeman.
Aguero zbriti duke shtrënguar pjesën e sipërme të gjoksit dhe mori trajtim për disa minuta përpara se të ndihmohej të dilte nga fusha pak para përfundimit të pjesës së parë.
𝗟𝗔𝗧𝗘𝗦𝗧 𝗡𝗘𝗪𝗦 | @aguerosergiokun reported chest discomfort and has been admitted to the hospital for a cardiac exam pic.twitter.com/7du9VIz5zO
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 30, 2021
Barcelona më vonë tha se ai u shtrua në spital për të bërë një “ekzaminim kardiak”. Aguero u dërgua në spital me një ambulancë dhe trajneri i përkohshëm i klubit, Sergi Barjuan, i tha La Liga TV: “Nuk mund t’ju them më shumë. E di që është dërguar në spital dhe ata janë duke bërë analiza.”
Aguero iu bashkua Barçës në një marrëveshje dyvjeçare pas 10 vitesh në City.