Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën 8 qytetarë në vend, 413 raste të reja me Covid-19


Tetë qytetarë kanë humbur jetën 24 orët e fundit në spital lidhur me Covid-19. Që prej nisjes së pandemisë, Shqipëria raporton zyrtarisht 2924 viktima.

Personat që kanë humbur jetën janë shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 64-77 vjeç dhe një qytetar nga Saranda 71 vjeç.

Së fundmi janë gjetur 413 raste të reja nga 2115 testime ditore të kryera. Në spital po mjekohen 163 pacientë nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.