Pesëmbëdhjetë persona thuhet kanë mbetur të plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një tren në Tokio këtë të dielë.
Siç shkruan RT, një person leu pjesë të trenit me një lëng të paspecifikuar dhe i vuri flakën rreth orës 20:00 (sipas orës lokale).
Incidenti ndodhi në prefekturën Chofu të Tokios në një tren në lëvizje, i cili ishte nisur për në stacionin e trenit më të ngarkuar në botë, Shinjuku, në linjën e trenit Keio. I dyshuari dyshohet të jetë rreth të 20-ave.
京王線火災で逃げる人々 pic.twitter.com/ZfN1pD0C2V
— しずくβ (@siz33) October 31, 2021
Policia raportoi se po heton nëse acid klorhidrik ishte përdorur gjithashtu në incident, megjithatë policia më vonë mohoi çdo përhapje të acidit në tren.
Pas incidentit është arrestuar i dyshuari që thuhet se mbante edhe një thikë.
Kjo ngjarje vjen vetëm dy javë pas një tjetër sulmi në tren, ku një 45-vjeçar u arrestua pasi plagosi me thikë dy burra në Stacionin Ueno të Tokios.
京王線社内で火災発生 pic.twitter.com/94cLtJkDy4
— しずくβ (@siz33) October 31, 2021