Vendosni fjalën kyçe....

Lëkundjet e tërmetit, shkon në 110 numri i banesave të dëmtuara në Dibër


Ka shkuar në 110 numri i banesave të dëmtuara si pasojë e tërmetit 4.5 ballë i shkallës Rihter që goditi dy ditë më parë Dibrën.

E ndërkohë zona e Dibrës vijon të përballet me lëkundjet e tërmetit. Sipas IGJEUM, brenda 48 orëve janë shënuar 7 lëkundje tërmeti.

Ndërkohë nga lëkundja e fuqishme e mëngjesit të së premtes e cila ishte me magnitudë 4.5 Rihter, numri i banesave të dëmtuara sipas Emergjencave Civile ka shkuar në 110 në të gjithë Dibrën. Vijon kontrolli dhe inspektimi nga autoritetet.

NJOFTIMI 

Nga verifikimet në terren u konstatuan të dëmtuara 110 banesa, nga të cilat 70-75 banesa të dëmtuara lehtë dhe 30-35 banesa me dëmtime të mesme të shoqëruara me kërkesat e qytetarëve sipas Njësive Administrative të ndara si më poshtë vijon;

  1. Njësia Administrative Shupenzë 25 banesa.
  2. Njësia Administrative Zerqan 22 banesa.
  3. Njësia Administrative Fushë-Bulqizë 28 banesa.
  4. Njësia Administrative Gjoricë 11 banesa.
  5. Njësia Administrative Ostren 9 banesa.
  6. Njësia Administrative Trebisht 6 banesa.
  7. Njësia Administrative Martanesh 6 banesa.
  8. Njësia Administrative Bulqizë, 4 banesa.

Institucioni i Prefektit të Dibrës në komunikim me Mbrojtjen Civile të Bashkisë Bulqizë, bazuar në situatën e krijuar nga raportimet nga Njësitë Administrative të kësaj bashkie ku u raportuan dëme në disa banesa për të cilën u ngritën 3 grupe pune për këtë qellim.