Milani ka marrë një fitore të madhe në fushën e rivalëve të Romës me rezultatin 2-1.
Golat për kuqzinjtë u shënuan nga Ibrahimoviç e Kessie ndërsa për verdhekuqtë shkurtoi një tjetër ish-milanist, El-Sharawy.
Me këtë fitore, kuqezinjtë ruajnë hapin e Napolit në krye të renditjes me pikë të barabarta duke konfirmuar edhe njëherë se do jenë ndër pretendentët kryesorë për titullin kampion.
Ndërkaq Roma ka ruajtur vendin e katërt që pritet të jetë objektivisi sezonal për kryeqytetasit që nuk kanë treguar se kanë forcë për më shumë.