Partia Demokratike ka denoncuar shembjet e banesave të qytetarëve në lagjen ‘5 Maji’.
Nënkryetari i selisë blu Rushaj ishte mes banorëve duke dëgjuar shqetësimet e tyre ndërsa akuzoi qeverinë Rama se i ka braktisur banorët, pa u dhënë dëmshpërblim për pronat.
Gjatë bashkëbisedimit me të prekurit nga prishjet e banesave Rushaj tha se Rama e Veliaj kanë shkelur ligjin duke u prishur shtëpitë qytetarëve pa i dëmshpërblyer, shkruan Syri.
Banorët nga ana e tyre kanë disa ditë që protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre e akuzuan qeverinë e bashkinë se nuk i kanë sqaruar për shembjet e banesave duke akuzuar Veliajn për mashtrim.
Sipas tyre, Veliaj gënjen kur thotë se shumica e tyre ka firmosur për prishjen e banesave.