Vendosni fjalën kyçe....

20 familje protestë para bashkisë së Durrësit, 3 muaj pa bonusin e qirasë: Pallati s’ka nisur ende të rindërtohet  


 

Banorët e një pallati në Lagjen 15 të Durrësit kanë zhvilluar sot një protestë para Bashkisë së qytetit bregdetar.

Bëhet fjalë për 20 familje të pallatit ‘837’ që janë ende pa strehim pasi rindërtimi i pallatit të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 nuk ka nisur ende.

Po kështu ata thonë se kanë tre muaj që nuk kanë marrë bonusin e qirasë ndërkohë që sheshi ku duhet të rindërtohet pallati është kthyer në vend për grumbullimin e mbeturinave.

Sipas banorëve askush nuk u ka dhënë zgjidhje edhe pse kanë trokitur në dyert e institucioneve përgjegjëse.

*Video Credit: Syri