Banorët e lagjes ‘5 Maji’ në Tiranë kanë dalë sot në protestë kundër shembjes së banesave në të disatën ditë radhazi.
Ata kanë kërkuar dëmshpërblim për banesat e prishura duke akuzuar kryeministrin Rama e kryebashkiakun Veliaj se po i nxjerrin në rrugë të madhe. banorët janë shprehur se janë të papunë, nuk kanë të ardhura dhe se nuk kanë mundësi të paguajnë qiratë e larta në kryeqytet.
Protestës së tyre i është bashkuar edhe deputeti i PD-së, Gjekmarkaj.
“Edi Rama duhet të mendojë për popullin. Unë dua shtëpi, pse më nxjerrin. Ne presim vetëm të na futet Serbia, të na futet në shtëpi. Ky është skandal i madh. Ta marrë vesh e gjithë bota. Kanë për t’u prishur 1500 shtëpi. Si prishen këto? Sot e kam datën unë, s’dal nga dera, do vdes aty brenda. Turku dhe Serbia bën kështu, asnjë tjetër.” – tha një banore.
Ndërsa një tjetër i kërkoi deputetit që të bllokojë foltoren e parlamentit duke u bërë thirrje banorëve që të shkojnë te parlamenti.
“Ne kemi dalë për një qëllim kemi dalë. Deputetët demokratë ta bllokojnë foltoren dhe të gjithëve na kanë te parlamenti. Të gjithë do të jemi atje. Po s’u bllokua parlamenti, do të bëhet gjak, s’ka rrugë tjetër.” – përfundoi banori, shkruan BW.