Antonio Conte pritet ta finalizojë marrëveshjen me Tottenhamin nesër, pas bisedës që zhvilloi pasditen e sotme me drejtuesit e klubit londinez.
Ish-trajnerit të Chelseat i është ofruar një marrëveshje 18 mujore nga Tottenhami pasi arriti sot në Londër për të diskutuar sy më sy, raporton Sky Sports.
Negociatat me italianin, që ka qenë pa klub qëkur u largua nga Interi në verë, hynë në fazën finale të hënën pasi Nuno Espirito Santo u shkarkua nga Tottenhami, pas humbjes nga Manchester United.
Tottenham është i pozicionuar i teti në Premierligë, 10 pikë prapa Chelseas.