Një punonjës i Gardës së Republikës është plagosur aksidentalisht me armën e shërbimit në Durrës.
Shtetasi me iniciale M.G 29-vjeç i është shkrepur arma e shërbimit dhe është plagosur në këmbë.
Ai është paraqitur në spitalin e Durrësit për mjekim ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. G., 29 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, i cili është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.