Vendosni fjalën kyçe....

I pandehur bashkë me ish-ministrin Tahiri, Prokuroria kërkon 12 vite burg për ish-zyrtarin e policisë, Gjergj Kohila


Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për ish-zyrtarin e Policisë, Gjergj Kohila. Sipas ‘Balkanweb’, SPAK ka lexuar pretencën për ish-zyrtarin e policisë, i cili ka qenë bashkë i pandehur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa ka kërkuar 8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

Gjergj Kohila

Ish-zyrtari i policisë akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sakaq, dosja për Sokol Boden është veçuar, pasi ai ka kërkuar gjykim të zakonshëm, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar.

Gjergj Kohila, mbante postin e shefit të sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, kur u akuzua në vitin 2017 si i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit.