Presidenti amerikan Joe Biden duket sikur po e zë gjumi në ditën e parë të Samitit të Klimës COP26.
Në mediet ndërkombëtare po qarkullon një video, ku presidenti amerikan nuk mundi dot t’i mbante sytë hapur gjatë fjalimit të aktivistit të të drejtave të njeriut Eddie Ndopu, i cili po fliste mbi ndikimin e klimës tek njerëzit me aftësi të kufizuara.
Presidenti amerikan ka mbërritur në Skoci këtë mëngjes, duke u ulur fillimisht në Edinburgh përpara se të shkonte për në Glasgoë ku po mbahet Samiti, rreth 45 milje larg.
Biden është përballur me kritika për gabimet e tij publike më parë. Në një rast ai harroi emrin e kryeministrit australian Scott Morrison ndërsa po zhvillonte një konferencë të përbashkët shtypi me të dhe po flisnin për një pakt të rëndësishëm të mbrojtjes midis SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë.