Një kompani e madhe izraelite e internetit u hakua, duke shkaktuar një gjendje ‘paralize të plotë’, sipas mediave izraelite të shtunën.
Gazeta Yedioth Ahronoth tha se grupi Black Shadow, që besohet të jetë iranian, qëndron pas hakimit të Cyberserve Izraelit, një kompani izraelite e web hosting që ka funksionuar që nga viti 1997.
Të dhënat e sekuestruara nga hakerat mbulojnë një gamë të gjerë kompanish si operatori turistik Pegasus, blogu i Kanës dhe të tjera.
Black Shadoë Group është gjithashtu përgjegjës për sulmet e vitit të kaluar ndaj kompanive izraelite, veçanërisht Shirbit Insurance dhe KLS Auto Finance.
Të martën, Yedioth Ahronoth raportoi se një grup tjetër iranian i quajtur Stick of Moses kishte nxjerrë detaje të sakta, duke përfshirë emrat, adresat, gradat dhe njësitë e qindra ushtarëve dhe oficerëve izraelitë.
Sulmi erdhi disa ditë pasi autoritetet iraniane raportuan një sulm të madh kibernetik në sistemin e stacioneve të karburantit të vendit, duke ndërprerë shitjen e karburantit të subvencionuar për konsumatorët.