Talibanët kanë akuzuar prej kohësh Uashingtonin për financimin e ISIS-it ndërkohë që një numër në rritje i ushtarëve afganë dhe zyrtarëve të inteligjencës të trajnuar nga SHBA po i bashkohen radhëve të grupit terrorist për të luftuar talibanët.
SHBA shpenzoi 88 miliardë dollarë për armatosjen dhe trajnimin e ushtrisë afgane, vetëm që forcat afgane të shkatërroheshin përpara ripushtimit të shpejtë të rrufeshëm të vendit nga talibanët në gusht. Megjithëse talibanët i kanë premtuar amnisti këtij personeli, historitë e hakmarrjeve të dhunshme kanë qarkulluar dhe sipas Wall Street Journal, një numër ‘relativisht i vogël, por në rritje’ i ish-ushtarëve dhe spiunëve afganë po vërshojnë drejt grupit të vetëm që tani për tani po i reziston sundimit taliban, ISIS.
Dega afgane e Shtetit Islamik (IS, dikur ISIS), IS-K, po i thith rekrutët e stërvitur nga SHBA duke i pranuar në gjirin e saj. Sipas ish-zyrtarëve të sigurisë dhe anëtarëve talibanë me të cilët foli Wall Street Journal, disa ish-trupa qeveritare janë bashkuar për të marrë një rrogë ndërsa të tjerët për mungesë të një alternative më të mirë ndaj sundimit taliban.
“Nëse do të kishte një rezistencë, ata do t’i ishin bashkuar rezistencës,” tha ish-shefi i spiunazhit Rahmatullah Nabil për gazetën, duke shtuar se ‘Për momentin, ISIS është i vetmi grup tjetër i armatosur’.
IS-K dhe Talibanët janë të dy grupe me ideologji të ndryshme. Talibanët janë një organizatë kryesisht nacionaliste, pa qëllime të deklaruara përtej kufijve të Afganistanit dhe një tolerancë për sektet e tjera myslimane të vendit. IS-K, në të kundërt, i sheh shiitët dhe sektet e tjera myslimane si apostate dhe synon të krijojë një kalifat islamik mbarëbotëror, siç u përpoq të bënte IS disa vite më parë në Irak dhe Siri.
I shtypur fillimisht nga talibanët, IS-K u ringjall mes kaosit të tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani, duke kryer një sulm vetëvrasës jashtë aeroportit të Kabulit në gusht që vrau rreth 200 afganë dhe 13 trupa amerikane. Për ushtrinë amerikane, kjo ishte dita më vdekjeprurëse në Afganistan që nga viti 2011.