Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, e cila ishte e vetmja nga opozita që qëndroi në mbledhjen e Këshillit për Legjislacionin duke iu drejtuar maxhorancës lidhur me ndryshimet Kushtetuese, tha se ata “janë mësuar me opozitë false, por që gjërat kanë ndryshuar”.
Gjatë fjalës së saj, zonja Xhixho kërkoi kohë për të krijuar një bindje më të saktë pët
Ndryshimet e propozuara në Kushtetutë.
“Mendoj që ndryshimet në kushtetutë janë bërë një praktikë rutinë, gjë që dëshmon një mungesë serioziteti dhe paaftësi të klasës politike.
Është një moment tejet i rëndësishëm kur flasim për ndryshime në Kushtetutë dhe gjykoj se një analizë e detaj e ecurisë së Reformës. Do të na ndihmonte të krijonim një bindje të domosdoshme për ndryshimin e propozuar sot.
Ndryshimet nuk mund të vijnë papritur dhe të vihemi përpara faktit të kryer, duhet të jepet koha e domosdoshme, për të krijuar një bindje sa më të saktë.
jeni mësuar me një opozitë false me të cilën bëtë ndryshimet kushtetuese në pranverën e 25 Prillit, por realiteti ka ndryshuar. Ndryshimet në Kushtetutë kanë nevojë për transparencë. Mendimi i ekspertëve dhe konsitucionalistëve duhet të prevalojë.”- tha Xhixho.
Përfshirja e presidentit të vendit si dhe ish kreut të LSI-së, Ilir Meta në “Trekëndëshin e Bermudës” nga kryedemokrati Lulzim Basha duket se ka krijuar një krisje mes PD-së dhe LSI-së, që u reflektuar edhe sot në mbledhjen e Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, ku pasi gjithë demokratët u larguan, qëndroi vetëm deputetja e LSI-së.