Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi deklarohet pro Berishës për mbledhjen e Kuvendit të PD-së të thirrur nga anëtarësia


Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, deklaroi në emisionin “Radar Informativ” se është dakord që të mblidhet Kuvendi i PD-së i thirrur nga Sali Berisha.

Vokshi shprehet se është për respektimin e statutit dhe se anëtarësia ka të drejtë të mbledhë Kuvendin.

Unë jam për respektimin e procedurave, statutit, në këndvështrimin tim është çështje shumë e rëndësishme sepse nëse nuk zbatohet statuti atëherë përse duhet t’i kërkojmë qeverisë të zbatojë Kushtetutën.

Anëtarësia ka të drejtë të mbledhë Kuvendin, ¼ e anëtarëve të Kuvendit, në çdo kohë që kërkojnë. Nuk duhet miratimi i Kryesisë.

Është një hap përpara për respektimin dhe demokratizimin e partisë. Që kur Basha publikoi vendimin (për përjashtimin e Sali Berishës) e kam thënë mendimin tim se duhen respektuar forumet, mendimi i tyre”, deklaroi Vokshi.