60-vjeçari Xhelal Reçi u qëlluar për vdekje mëngjesin e sotëm në Laç.
Ai u qëllua për vdekje pranë bizneseeve të tij në qytet ndërsa mësohet se ka qenë më herët një ish-efektiv policie.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 7 e 20 të mëngjesit ndërsa policia ka gjetur një makinë të djegur jo shumë larg vendit të atentatit që dyshohet se u përket autorëve të atentatit.
Një vit më parë, djalit të viktimës, Besnik Reçit iu bë atentat në rrugën Lezhë-Shëngjin.
Ai po udhëtonte bashkë me bashkëshorten e dy fëmijët kur dy persona me motor e ndoqën dhe qëlluan mjetin me tre plumba. Motivet e ngjarjes së atëhershme nuk janë zbardhur ende.