Washington Post refuzon të publikojë përgjigjen e plotë të ish-presidentit amerikan Donald Trump lidhur me ‘hetimin’ e trazirave të Kapitolit.
The Washington Post supozohet se i kishte ofruar ish-presidentit Trump një shans për të ritrajtuar një shkrimin për ‘kryengritjen’ e 6 janarit, e cila është riformuluar si një krim kundër njerëzimit, vetëm për ta censuruar përsëri presidentin.
Përgjigja e plotë e Trumpit mbi raportimin e Post për ngjarjet që i paraprinë demonstratës së 6 janarit nuk u publikua i plotë, një fakt i pranuar edhe nga vetë gazeta, e cila shpjegon se kishte zgjedhur të përjashtonte një pretendim nga kampi i Trump-it se zgjedhjet e 2020-ës ishin të manipuluara.
Deklarata e botuar të hënën dyshohet se “përfshinte një seri pretendimesh të palidhura, nxitëse që Post nuk po i publikon plotësisht”, shkruan gazeta.
Washington Post shton se Trump i “kundërshtoi shumë” gjetjet e gazetës, duke i quajtur ato “lajme të rreme” dhe duke hedhur poshtë aktorët e dhunshëm të 6 janarit si “agjitatorë që nuk lidhen me Presidentin Trump”.
“Obsesioni i medias me protestën e 6 janarit është një përpjekje flagrante për të lënë në hije një fakt të thjeshtë: nuk ka kërcënim më të madh për Amerikën sesa gazetarët e majtë dhe Fake Neës, i cili ka shmangur një shqyrtim të kujdesshëm të zgjedhjeve mashtruese të 2020-ës.”– thuhet në deklaratën e Trumpit, të dorëzuar nga zëdhënësi Taylor Budowich.
“Mediat, ashtu si demokratët, nuk duan të shohin zgjedhje të sigurta dhe të ndershme. Në vend që të raportojnë faktet, media si Washington Post mbjellin ndarje, urrejtje dhe gënjeshtra, siç po bën me këtë histori.”– vijon deklarata, citon RT.
Trump thotë se “Media ka dështuar të bëjë punën e saj, duke përfshirë ekspozimin e vërtetë të Silicon Valley për rolin në manipulimin e paligjshëm të zgjedhjeve me qindra miliona dollarë para të errëta – që ndoshta është një nënvlerësim bruto”, ndoshta duke iu referuar pretendimeve të fundit që Facebook “bleu” zgjedhjet e 2020-ës.
Pas trazirave të 6 janarit në Kapitol, presidentit të atëhershëm Donald Trump iu ndërpre aksesi në mediat sociale. Tëitter, Facebook, YouTube dhe dhjetëra platforma të tjera e ndaluan atë nga shërbimet e tyre me pretendimin se ai kishte nxitur dhunë me fjalimin e shkurtër që ai mbajti para mbështetësve të tij, përpara se disa prej tyre të rrethonin Kapitolin, i cili ishte lënë çuditërisht i pambrojtur dhe i hapur për demonstruesit.