Vendosni fjalën kyçe....

Abuzimi me të miturën në Babrru, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vjet burg për rojen e shkollës, Abaz Doga


Gjykata e Apelit ka lënë sot në fuqi dënimin me 12 vite burg për Abaz Dogën, ish-rojen e shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në Babrru të Tiranës, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 15-vjeçare.

Doga u shpall fajtor për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” dhe me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul nga 18 në 12 vite burg.

Po ashtu është lënë në fuqi vendimi për dënimin me 7 vite e 4 muaj burg për tre të rinjtë e dyshuar Klajdi Pocin, ndërsa dy të miturit e marrë të pandehur për këtë dosje janë dënuar me 3 dhe 3.4 vite burg.

Kujtojmë se skandali u zbulua pas denoncimit të vajzës e cila prej kohësh  e mbante sekret përdhunimin dhe shantazhin që i bëhej.

Sipas prokurorisë, Abaz Doga përdorte filmime të bëra prej tij për të shantazhuar vajzat e mitura.

E gjithë ngjarja ka nisur në vitin 2019, në muajin mars, kur Abaz Doga i cili ishte rojë shkolle, e përndite të miturën.

Njoftimi i Gjykatës:

Siç është raportuar edhe në media të ndryshme, ngjarja e ndodhur në datën 29.05.2020 në Kamëz Tiranë, mbi kallëzimin e bërë nga shtetësja e mitur me iniciale S.TH, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, shtetasi me iniciale A.B roje shkolle, shtetasi me iniciale K.P, si dhe të miturit në konflikt me ligjin R.O dhe F.B. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur A.B, K.P, F.B dhe R.O , të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 31 datë 13.01.2021 ka vendosur:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B, për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim
-Deklarimin fajtor të të pandehurit K.P, për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 7 (shtatë) vjet burgim..
-Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O, për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”,, , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 3 (tre) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
– Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B, për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”,, , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.B, ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke i caktuar të pandehurit një masë dënimi më të butë.
– Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasi me iniciale F.B, ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.

– Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale K.P, ku avkati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.
– Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasi me iniciale R.O, ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.
— Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga viktima e veprës penale me iniciale S.Th, ku avokatia e saj kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke caktuar një masë dënimi më të lartë.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 521 datë 02.11.2021 vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr.31, date 13.01.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përsa i përket të pandehurit A.D dhe të miturve në konflikt me ligjin F.B dhe R.O, duke e ndryshuar atë vetëm në lidhje me ekzekutimin e dënimit me burgim për të miturit në konflikt me ligjin F.B dhe R.O. .
-Ne aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të tij, për të miturin në konflikt me ligjin F.B, për një afat prove prej 4 vjet, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale.
-Ne aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të tij, për të miturin në konflikt me ligjin R.O, për një afat prove prej 4 vjet, me kusht që të mos kryeje vëper tjetër penale.
Mospranimin e ankimeve të mbrojtësit dhe të të pandehurit K.P si dhe të viktimës S.Th.