Sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero, do jetë i padisponueshëm për të luajtur për të paktën tre muaj pas kryerjes së testeve të zemrës, njoftoi klubi të hënën.
Sipas faqes së saj zyrtare, ylli argjentinas i është nënshtruar një procesi diagnostikues dhe terapeutik që do ta pengojë atë të luajë për një kohë dhe do jetë efektshmëria e trajtimit që do përcaktojë procesin e tij të rikuperimit.
33-vjeçari nuk u ndje mirë në pjesën e parë të ndeshjes së La Ligës mes Barcelonës dhe Alaves të shtunën dhe u zëvendësua para pjesës së parë nga Philippe Coutinho.
Aguero më pas u dërgua në një spital për vlerësim kardiologjik.