Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku po diskutohet projektligji për bashkëqeverisje.
Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se ky ligj për të është i pa dobishëm, pasi cungon edhe ligjet e tjera pasardhëse.
Ai ironizoi disa nene të projektligjit duke u shprehur se ky projektligj ka për qëllim propagandën.
“Çështje fillon fjalia, përfshin të gjitha rastet që vijnë në seksionet e platformës. Fillon me njëjës përfundon me shumës. Cila mësuese gjuhe e fillores ia paska dhënë notën këtij që ka shkruar ligjin.
E fundit, kjo është perlë. Interpelancë, takimi i zhvilluar midis qytetarëve dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave përmes platformës ‘Me ty për Shqipërinë që duam’. Më falni, Interpelancë së pari është një term kushtuetues. Është e drejtë e deputetëve të ftojnë drejtuesve të qeverisë të japin llogari. Po i jepni të drejta qytetarëve?! Po ty nuk të vjen kryeministri në Parlament po do shkoka te qytetarët. Pse nuk shkoni ju zonja ministre te ata banorët që u janë prishur shtëpitë në Laprakë? Kanë kërkuar interpelancë ata. Kjo është tallje e madhe me projektligjin, me gjuhën shqipe, me konceptet juridike dhe kushtetuese, ju jeni nga fillimi deri në fund për propagandë.”– u shpreh Alibeaj.
Por kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka, beson se me bashkëqeverisje, i jepet mundësi qytetarëve të japin ndihmën dhe idetë e tyre në shumë nisma.