Vendosni fjalën kyçe....

DEBATI TE LIGJET/ Bardhi akuza Bushkës: Di të numërosh ti?! Mos manipulo votat


Është shoqëruar me debate votimi i amendamenteve të ligjit të propozuar nga maxhoranca në lidhje me krijimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në Komisionin e Ligjeve.

Ndërsa po votohej për amendamentin e propozuar nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, kryetarja e këtij Komisioni Klotilda Bushka e rrëzoi atë duke thënë se 11 prej deputetëve kishin votuar kundër.

Mirëpo deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e akuzoi atë se manipuloi votat e socialistëve, duke i shtuar ato.

“Kryetare di të numërosh? Mos manipulo votat!”-kundërshtoi Bardhi. Por zonja Bushka këmbënguli se ishin 11, megjithatë tha se kjo do konfirmohej nga kamerat.

DEBATI:

Klotilda Bushkaj: Kush është dakord me propozimin e Alibeaj për ta hequr nenin? As ju nuk jeni dakord për propozimin e Alibeaj? Votoni pra, se prandaj e kemi të hapur?

Gazment Bardhi: Po kur flet ti na more mend!

Klotilda Bushkaj: Shtatë. Më shumë se ti merr mend ti o Gaz. Kush është kundër? 11 kundër bie ky propozim.

Gazment Bardhi: Bie? Si i numërove 11? Nuk ishim 11. I vidhni dhe votat sy më sy!  S’ishin 11!

Klotilda Bushka: 11 pro kundër 4. Vazhdojmë me nenin 4.

Gazment Bardhi: Kryetare di të numërosh? Mos manipulo votat!

Klotilda Bushka: Unë numëroj duart që ngrini ju.

Gazment Bardhi: Jemi gjashtë këtu.

Klotilda Bushka: Unë numërova aq duar sa u ngritën. Ka dhe kamera këtu, Nëse s’e kishin mendjen, kijeni dhe votoni.

Gazment Bardhi: Mendjen e kemi ne!

Klotilda Bushka: Mos kini merak se nuk ua ha votën!