Vendosni fjalën kyçe....

Duma: Të vjetrit nuk kundërshtuan për djegien e mandateve, Spaho: Kryetari na siguroi se ishte rakorduar me ndërkombëtarët


Mes deputetëve të PD-së, Grida Duma dhe Edmond Spahos ka ndodhur një përplasje në distancë lidhur me vendimin për djegien e mandateve nga opozita në vitin 2019.

Deputetja Duma një intervistë për “Now” në Euronews Albania deklaroi se asnjë nga deputetët e vjetër me përvojë nuk kundërshtoi djegien e mandateve përpara se të merrej mendimi.

Ndërsa për Berishën shtoi se nuk ka mbajtur një qëndrim të qartë.

“Rrethanat në të cilat ndodheshim, vinin sipasojë e një vendimi drastik, djegia e mandateve.

Një nga analizat që nuk është bërë për djegien e mandateve, një pjesë e mirë e individëve, që kishin përvojë të gjatë në politikë, mbi 20-30 vjeçare nuk qëndruan kundër.

Kam modestinë e mjaftueshme të them që ata që kanë një jetë më të gjatë në politikë, duhen dëgjuar në një far mënyrë, dhe kujtoj që ata që nuk thanë jo, megjithëse ishin me përvojë të gjatë.”

Berisha nuk ka lënë qëndrim të qartë për këtë çështje, as pro as kundër. Nuk ka qenë qëndrim që të jepte një po se jo. Kjo pjesa e zgjedhjeve lokale, kam bindjen e plotë që u ndikua nga rrethanat”.

Por pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti Edmond Spaho i cili e quan kërkon të bëjë me përgjegjësi Kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Ai thekson se Basha në mbledhje të Grupit Parlamentar i pati siguruar se vendimi ishte rakorduar me ndërkombëtarët.

Reagimi i Spahos:

Po behet zakon qe te akuzohen te vjetrit, ata qe nuk folen, ata qe duhet te flisnin, rrethi i dyte i Bashes, etj.

Po Kryetari a ka ndonjë cike përgjegjësi apo faji është jetim ose i te tjerëve?

Para se te akuzosh te tjerët mikja ime, pyet veten se perse Kryetari mori këtë vendim dhe perse nuk fole ti si pjese e Grupit Parlamentar kur kishe mundësi dhe duhej te flisje.

Besoj nuk ke harruar qe ne mbledhjen e Grupit Parlamentar Kryetari para se te merrej vendimi na siguroi qe kjo çështje është rakorduar me komunitetin ndërkombëtar.

A e di ti qe shume prej nesh gjate gjithë vitit 2018, kur çmenduria e djegies se mandateve mori hov, e kemi këshilluar Kryetarin te mos beje gabimin fatal qe te djege mandatet?

A e di ti qe ne Prill 2018 gjate vizitës sonë ne Bundestag te gjithë miqtë gjermane i kane kërkuar te mos bojkotoje institucionet dhe te luftoje ne Parlament?

A e di ti mikja ime qe kryetari gjate gjithë vitit 2018 na ka siguruar ne rrethe te ngushta qe nuk behet fjale qe PD te djege mandatet?

A e di ti mikja ime qe ne takimet qe kemi pasur me zyrtaret me te larte te Departamentit te Shtetit si Drejtoreshen e Europes Qendrore dhe Lindore Susan Falatko dhe zyrtaret me te larte te Ambasades te SHBA ne Tirane, ne Tetor 2018 i kemi siguruar qe Basha eshte kunder dhe nuk do i djege mandatet?

Kjo menyre si flet ti mikja ime me kujton historine e atij fakirit qe i vodhen lopen dhe qe te gjithe e shanin e i bertisnin. Ne nje moment trishtimi te madh fakiri pyeti: dakord faji eshte i imi, por ai qe vodhi lopen a ka ndonje cike faj?

Te lutem, mos hyre ne terren te panjohur. Ka shume gjera te pathena, te paditura, konfidenciale. Lere me mire kete histori me armiq te niveleve te dyta.