Kapiteneria e Vlorës ka vendosur pezullimin e lundrimit për të gjitha mjetet e vogla apo ato të peshkimit.
Përjashtim bëjnë vetëm mjetet e transportit ndërkombëtar.
Pezullimi vjen për shkak të erërave të forta dhe detit të trazuar.
Njoftimi
“Në bazë të parashikimit të kohës kushtet hidrometeorologjike për gjirin e Vlorës do të jetë era dhe deti në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 5-6bft, 10-15m/s. Në orët e mesditës do të kemi një përmirësim te lehte te ketyre kushteve por perseri do te perkeqesohen kushtet e detit dhe eres. Jane pezulluar te gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit me perjashtim te transpotit nderkombetar detar.Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do te jetë diten e premte date 05.11.2021.”