Vendosni fjalën kyçe....

Etiopia shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas përshkallëzimit të konfliktit me rebelët e Tigray


Etiopia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare, që hyn në fuqi menjëherë.

Vendimi vjen pas një takimi të jashtëzakonshëm të këshillit të ministrave mes përshkallëzimit të përleshjeve me rebelët e Frontit Popullor Çlirimtar Tigray (TPLF) dhe Ushtrinë Çlirimtare Oromo-Shene (OLA-Shene).

Gjatë dy javëve të fundit, luftëtarët e TPLF-së kanë marrë nën kontroll territore të reja dhe qytete strategjike në rajonet Amhara dhe Afar.

Megjithatë, dëshmitarët okularë që erdhën në zona të sigurta nga zonat e luftës, për AA thanë se luftimet intensive vazhduan të tërbohen.

Dita e nesërme do të shënojë një vit që kur forcat e TPLF-së sulmuan bazat e ushtrisë të stacionuara në të gjithë rajonin verior Tigray, me çka shkaktuan konflikt të armatosur.

Më 29 qershor, qeveria etiopiane shpalli një armëpushim të njëanshëm dhe tërhoqi trupat e saj nga rajoni Tigray, pas së cilës forcat rebele u zgjeruan në rajonet fqinje në Amhara dhe Afar.

Parlamenti i Etiopisë pritet të miratojë masat e gjendjes së jashtëzakonshme brenda 48 orëve.

Ndërkohë, autoritetet kanë lëshuar një njoftim ku u bëjnë thirrje qytetarëve që të regjistrojnë armët që posedojnë.