Policia e Shtetit ka njoftuar se ka goditur një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.
Në këtë rast bëhet fjalë për sekuestrimin e 132 litrave parfum dhe esenca parfumi. Uniformat blu gjatë këtij operacioni kanë arrestuar 31-vjeçarin me inicialet S.K., ndërsa është proceduar penalisht bashkëshortja e tij.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë“ dhe “Fshehje të ardhurash“ të shtetasit S. K, 31 vjeç dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij, pasi gjatë kotrollit të ushtruar në subjektin e tyre, në rrugën “Bardhyl”, sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 132 litra parfum dhe esencë parfumi, të depozituara në bidona plastik për të cilat nuk dispononte dokumentacion(fatura) të cilat dyshohej se ishte kontrabandë.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.”- thuhet në njoftimin e Policisë.