Pas presidentit amerikan Joe Biden, edhe kryeministri britanik duket se për pak çaste i ka mbyllur sytë gjatë fjalimeve të mbajtura në Samitin e Klimës.
Mirëpo ndryshe nga Biden për të cilin kanë qarkulluar video, në rastin e Johnson bëhet fjalë për disa foto në të cilat shihet me sy mbyllur dhe pa maskë në fytyrë.
Lidhur me këtë foto, disa deputetë e kanë kritikuar kryeministrin Johnson përmes postimeve në rrjetet sociale. Sekretari i drejtësisë në hije, David Lammy, shkruan në Twitter: “Koha për të zgjuar Boris Johnson, bota po digjet.
Ndërkohë, deputetja laburiste Anna McMorrin gjithashtu shkroi në Twitter: “Është një gjë të tregosh se sa pak kujdesesh, por krejt tjetër është të ulesh pranë 95-vjeçarit David Attenborough dhe të mos veshësh maskë”.
Megjithatë nga zyra e kryeministrit, akuzat se Johnson kishte qenë në gjumë janë konsideruar “të pakuptimta”.
Siç shkruan “Mirror”, një foto është vetëm një imazh i kapur në kohë dhe pothuajse të gjitha fotot e tjera nga eventi e shfaqin Johnsonin me sytë hapur. Në foto të tjera ai mbante maskë, ndërsa Sir David jo.