Vendosni fjalën kyçe....

Rama takon Di Caprion në Samitin e Klimës: Na lidh mbrojtja e Vjosës


Kryeministri Edi Rama është takuar me aktorin e Hollyëood-it Leonardo Di Caprio.

Rama i cili ndodhet që prej ditës së djeshme në Samitin për Klimën që po mbahet në Glasgoë të Skocisë, mesa duket ka qenë i ulur aktorit i cili është shumë aktiv kur bëhet fjalë për çështje të tilla si ndryshimet klimatike apo mbrojtja e mjedisit.

 “Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës.”- shkruan Rama i cili ka shpërndarë një foto me aktorin.

Sjellim ndërmend se aktori Leonardo Di Caprio ka qenë një ndër mbështetësit më të mëdhenj të kauzës për shpalljen e lumit Vjosa si një park kombëtar dhe ndalimin e ndërtimit të HEC-ve në të. Dhe Rama mesa duket me këtë postim po përpiqet të tregojë se ndan të njëjtin qëndrim me të.