Një ndërtesë shumëkatëshe në ndërtim është shembur në Lagos të Nigerisë, me strukturën që ëshhtë kthyer në një grumbull betoni. Një numër punëtorësh ndërtimi që po punonin në terren dyshohet se janë bllokuar nën rrënoja.
Ngjarja ndodhi të hënën në lagjen e pasur të Ikoyi. Një numër i panjohur punëtorësh ndërtimi dyshohet se janë bllokuar nën rrënoja. Dy persona janë shpëtuar deri tani, sipas mediave vendase. Të dy të mbijetuarit janë shtruar në spital, pa nuk hollësi për gjendjen e tyre.
Sipas raporteve kontradiktore, ndërtesa ishte midis 17 dhe 25 kate të lartë, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë se sa kate ishin ndërtuar deri në kohën e rrëzimit.
Pak para shembjes, kolonat strukturore u thyen në njërën anë të ndërtesës, duke shkaktuar shpërbërjen e të gjithë strukturës, raportojnë mediat vendase duke cituar dëshmitarë okularë. Pamjet që qarkullojnë në internet sugjerojnë se struktura e shembur ishte pjesë e një projekti më të madh, me një ndërtesë tjetër të papërfunduar që shihet në afërsi të saj.