Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi.
Vendimi është firmosur këtë të martë nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, ndërsa ende nuk është bërë me dije arsyeja.
Rezana Vrapi drejtonte këtë drejtori që prej vitit 2014, ndërsa vlen të përmendet se Qendra e Shërbimeve Arsimore është vendosur shpesh në qendër të kritikave nga maturantët, në lidhje me testet e Maturës Shtetërore.
Sidomos në dy vitet e fundit, maturantët kanë protestuar disa herë për shkak të vështirësive me të cilat janë hasur në hartimin e tezave duke thënë se pyetjet e hartuara nuk i kanë trajtuar gjatë viteve të studimit në gjimnaz.