Vendosni fjalën kyçe....

Voltana Ademi pyetet nëse do kandidojë për kryetare bashkie në rast përsëritje të zgjedhjeve: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese njëherë


Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka folur në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Gazetarët e pyetën kryebashkiaken Ademi, nëse do të kandidojë përsëri për kryetare bashkie, nëse Gjykata Kushtetuese vendos ripërsëritjen e zgjedhjeve. Por ajo iu shmang përgjigjes së drejtpërdrejtë, duke thënë se duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese fillimisht.

“Duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë. Pastaj do të pasohet sigurisht nga procese të tjera që janë të institucioneve. Kërkesa jonë mbetet kjo. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë dhe përgjegjësinë të kenë zgjedhje të rregullta vendore, këtë shpresojmë të konkludojë Gjykata Kushtetuese.”- u përgjigj Ademi.