Vendosni fjalën kyçe....

Zvicra ngre akuza për mashtrim për Blatterin dhe Platininë


Ish-shefi i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ish-shefi i UEFA-s, Michel Platini janë akuzuar për mashtrim dhe vepra të tjera në Zvicër.

Prokurorët zviceranë thonë se Blatter organizoi në mënyrë të paligjshme një transferim prej dy milionë frangash zvicerane te Platini në vitin 2011.

Prokurorët thonë se pagesa “dëmtoi asetet e FIFA-s dhe pasuroi Platinin në mënyrë të paligjshme”.

Blatter dhe Platini tani përballen me gjyqin në një gjykatë në Bellinzona.

Çështja u hap në shtator 2015 pasi FIFA, organi qeverisës botëror i futbollit, u vu nën akuza për korrupsion të përhapur.

Komiteti etik i FIFA-s nisi hetimet, ndërsa të dy liruan pozitat e tyre.