Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar sot me krerët e grupeve parlamentare të dy partive kryesore në vend: PS e PD.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ambasadorja Kim, e cila ka postuar një foto me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, si dhe me atë të PD-së Alfred Rushaj.
Kim tha se u ka kërkuar atyre që të trajtojnë me respekt njëri-tjetrin dhe të ngrihen mbi ndarjet partiake.
“Faleminderit kryetarëve të grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj, për takimin e sotëm për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre përkatëse legjislative.
Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur.”– shkruan ambasadorja Kim.