Vendosni fjalën kyçe....

Edita Tahiri kërkon shpalljen “non grata” të djalit të George Sorosit


Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka kërkuar shpalljen non grata të Alex Sorosit, djalit të miliarderit liberal George Soros.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo i ka cilësuar lojëra të rrezikshme takimet e Aleksandër Sorosit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Edi Rama në Beograd, djali i Sorosit pardje në Prishtinë….Lojëra të rrezikshme. A ka kush ta ndal Ramën dhe a ka kush ta shpallë ‘persona non grata’ djalin e Sorosit që hapur punoi për ‘shkëmbimin e territoreve’.”– shkruan Tahiri.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Aleksandër Sorosi vizitoi Prishtinën, ndërsa zhvilloi një takim edhe me kryeministrin Albin Kurti. Për takimin e Sorosit me Kurtin, nuk janë dhënë shumë informacione nga ana e qeverisë së Kosovës.Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama, mbetet partner i ngushtë i presidentit Serb Aleksandar Vuçiç, në një kohë kur Serbia e ka ashpërsuar fushatën e saj kundër Kosovës./ Hashtag.al